2018
Më 8 qershor, Departamenti i Financës në Universitetin Evropian të Tiranës (UET) organizoi forum vjetorit të studentëve të këtij departamenti. Forumi i quajtur “Ndërmjetësit financiarë në Shqipëri: Problematikat dhe sfidat “u organizova në formatin e një konkursi, ku anëtarët e jurisë më vlerësuan mua çmime prezantimet më të mira. Pjesë e kësaj juri ishin përfaqësues nga Sekretariati i AAB-së, ABI Bank dhe Credins Bank.
Gjatë këtij leksioni i cili u drejtua nga Ediola Biçaku dhe Glejdja Hibraj, Drejtuese të Departamenteve të Auditit të Brendshëm respektivisht në bankat Intesa SanPaolo Shqipëri dhe Fibank Shqipëri, studentët u njohën me rolin dhe funksionet e auditimit të brendshëm në institucionet financiare.
Ky leksion u mbajt në kuadër të ciklit të leksioneve të hapura me studentë, të organizuara nga AAB në bashkëpunim me disa universitete në vend.
Më 12 prill 2018, Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizuan Quizin Evropian të Parasë me pjesëmarjen e rreth 500 nxënësve të shkollave të mesme nga i gjithë vendi. Pjesmarrësit konkurruan kundër njëri tjetrit në një garë të organizuar nëpërmjet platformës online Kahoot!
Në finale kombëtare morën pjesë fëmijë të moshave 13 – 15 vjeç nga 35 shkolla. Pyetjet u paraqitën në një transmetim të drejtpërdrejtë dhe përgjigjet u kthyen menjëherë nëpërmjet aplikacionit Kahoot!
Ekipi fitues është nga shkolla e mesme “Sotir Gurra” në Korçë dhe përbëhet nga: Doris Kole, Kristjana Emini, Cvetan Vojo, Elva Panariti, Desara Shkëmbi.
Fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në finalen evropiane ku do të garojnë 30 vende. Konkursi do të zhvillohet më 8 maj në Bruksel. Përveç kësaj, Banka e Shqipërisë shpërndau dhurata simbolike për fituesit.
Në kuadër të edukimit financiar, Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD) organizuan debatin me temë “A ndikojnë skemat e sigurimit të depozitave në stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar të vendit?”. Në këtë konkurs morën pjesë studentë nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universiteti Epoka dhe Kolegji Universitar Luarasi, të cilët u përballen duke sjellë argumente pro dhe kundra çështjes së parashtuar për debat. Debati u zhvillua sipas formatit “Karl Popper” nën organizimin e Balkan Youth Link Albania (BYLA). E veçanta e këtij debati qëndron në rregullat që ai përmban, të cilat inkurajojnë përballjen midis dy skuadrave me anë të argumenteve me qëllim nxitjen dhe përmirësimin e të menduarit kritik të studentëve, komunikimin në publik dhe punës në grup. Në fund të aktivitetit u vlerësua si skuadra më e mirë, një nga skuadrat e përbëra nga studentë të Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Klubi i studentëve të Universitetit Epoka YEN (Young Economics Network) në datë 8 Janar 2018, organizoi forumin e hapur mbi sektorin bankar në Shqipëri. Kjo ishte veprimtaria e parë e organizuar për këtë vit akademik dhe Z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së, ishte i ftuar special i këtij forumi. Gjatë fjalës së tij z. Brumbulli prezantoi arritjet dhe sfidat kryesore të sektorit bankar si dhe kontributin e këtij sektori në ekonominë në vend. Aktiviteti vijoi në formën e një diskutimi, ku z. Brumbulli iu përgjigj pyetjeve të audiencës, me fokus sektorin bankar.