2021

Më 4 qershor, AAB përfaqësuar nga Admira Mlika, Drejtuese në Departamentin e Riskut të Kredisë në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) organzoi një leksion të hapur me temë “Menaxhimi i Riskut të Kredisë në situatën e pandemisë Covid-19”, me pjesëmarrjen e studentëve nga Fakulteti i Biznesit, programi Master Shkencor, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Leksioni u koordinua dhe organizua nga Dr. Arjeta Hallunovi, lektore në Departamentin e Financë-Kontabilitetit, e profilizuar në fushën e Financë – Bankës, në UAMD.

 

Më 2 shkurt, Dr. Spiro Brumbulli, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së mbajti një leksion të hapur online me temën “Ekonomia, përfshirja financiare dhe bankat tregtare”, me pjesëmarrjen e studentëve nga Fakulteti i Biznesit, në universitetin “Aleksander Moisiu” Durrës, i cili u koordinua dhe organizua nga Dr. Arjeta Hallunovi, lektore në Departamentin e Financë-Kontabilitetit, e profilizuar në fushën e Financë – Bankës.

Leksioni i hapur ishte me mjaft interes për auditorin.