2020

AAB falenderon të gjithë nxënësit të grup moshës 13 – 15 vjeç që morën pjesë në kuizin On-line të organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Kursimit, e shtunë, datë 31 tetor 2020.
Celebrimi i kësaj dite pati për qëllim promovimin e idesë së kursimit si një përpjekje për të planifikuar më mirë nevojat dhe mundësitë për një jetesë më të mirë.
Bazuar në saktësinë e përgjigjeve dhe në kohën më të shpejtë të përfundimit të kuizit, Kemi kënaqësinë të njoftojmë se dy fituesit e këtij konkursi janë :

Vëndi i parë __ Neshat Hodaj

Vëndi i dytë __ Elio Kerku

Më 16 janar, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, z. Spiro Brumbulli organizoi një leksion të hapur me temë “Modeli i ri i bankingut“. Në këtë leksion morën pjesë studentët e programit të studimit Bachelor në “Financë-Kontabilitet”, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.