2024
Rreth konferencës
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave organizuan konferencën vjetore me temë: “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, në datën 13 nëntor 2024.
Qëllimi i konferencës:
Analizimi i rolit kyç të bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian (BE). Diskutime për përafrimin e politikës monetare, kuadrit rregullator dhe sistemit financiar me standardet e BE-së.
Trajtimi i çështjeve që lidhen me transformimin digjital, reformat ligjore dhe bashkëpunimet e nevojshme institucionale për një tranzicion të suksesshëm drejt anëtarësimit në familjen evropiane, duke u mbështetur edhe në mësimet e nxjerra nga vendet e tjera anëtare të BE-së.
Infrmacion mbi konferencën:
Organizuar në tre sesione, temat kryesore të bisedimeve në konferencë u fokusuan në hapjen e dritës jeshile dhe fillimin e procesit zyrtar të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe rolin që kanë në procesin e integrimit bankat qendrore dhe sektori bankar.
The-Role-of-Central-Banks-and-Banking-Systems-on-the-Path-to-EU.docx
Gallery
2019
Rreth konferencës
Konferenca organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) me rastin e 20 vjetorit të themelimit saj. Kjo ngjarje do të sigurojë pjesëmarrjen e institucioneve ndërkombëtare dhe kombëtare, politikë – bërësit dhe institucionet financiare për të diskutuar zhvillimet e fundit në një sërë temash për zhvillimin e qëndrueshëm.
Në kuadër të ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe industrisë bankare për një zhvillim të qëndrueshëm, në konferencë janë të ftuar dhe anëtarët e shoqatave të bankave të rajonit.
Sesioni i parë i konferencës përmban fjalime / prezantime me temë rolin dhe përgjegjësitë për një të ardhme të qëndrueshme.
Sesioni i dytë i konferencës ka prezantime të shoqatave bankare të rajonit dhe diskutim të përgjithshëm mbi temat e paracaktuara.
2017
Rreth konferencës
Konferenca organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB). AAB-ja do të garantojë pjesëmarrjen e aktorëve me përvojë të drejtpërdrejtë që do të kontribuojnë në nxitjen e dialogut midis industrisë dhe politikë-bërësve për të kuptuar sfidat që sistemi shqiptar bankar dhe financiar përballet drejt zhvillimit të mëtejshëm dhe rritjes ekonomike.
Ndërkohë që rritja e kreditimit në Shqipëri mbetet e dobët, për shkak të kërkesës së ngadaltë të kredisë dhe ofertës së shtrënguar të kredisë, misioni i të gjithë aktorëve është përmirësimi i mjedisit kredidhënës dhe ringjallja e rritjes së kreditimit në të ardhmen. Konkretisht, një rezultat i suksesshëm mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të të gjitha palëve të interesuara. Kontributi i përfaqësuesve të lartë dhe ekspertiza e institucioneve lokale dhe ndërkombëtare, pjesë të agjendës sonë, do të sjellë një vlerë të shtuar në këtë aktivitet.
2016
Në datë 25 maj 2016, u zhvillua konferenca me temë “Bankingu dixhital në Shqipëri” në ambientet e hotel “Tirana International”, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Komitetin Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Qëllimi i organizimit të kësaj konference është promovimi i teknologjive të reja që sektori bankar përdor në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve bankare për qytetarët shqiptarë. Ky sektor i kushton një rëndësi të veçantë inovacionit në fushën e teknologjisë, ndaj dhe mbetet pararojë në adoptimin dhe implementimin e risive në këtë fushë, si një mundësi më shumë për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientit.