• Komitetet Teknike, bazuar në kompetencat e tyre profesionale, janë organet që synojnë t’i sigurojnë Bordit Mbikëqyrës dhe Sekretarit të Përgjithshëm propozimet dhe përgjigjet e kërkuara në fushat e tyre specifike të përgjegjësisë.
  • Funksionojnë 7 komitetet teknike fillestare të përhershme të cilat koordinohet nga një anëtar i personelit të Zyrës Ekzekutive të Shoqatës.
  • Komitetet teknike ndihmëse krijohen nga Bordi Mbikëqyrës, bazuar në nevojat e Shoqatës.
  • Zgjedhja e pjesëmarrësve, organizimi dhe funksionimi i komiteteve teknike (fillestare-të përhershme dhe ndihmëse) do t’i nënshtrohen rregullores së brendshme të miratuar nga Asambleja e Anëtarëve

Komitetet teknike janë si më poshtë:

Komiteti Ligjor
Komiteti i Përputhshmërisë
Komiteti i Menaxhimit të Riskut
Komiteti i Financës dhe Kontabilitetit
Komiteti i Burimeve Njerëzore
Ekipi i Gatishmërisë për Emergjencat Kibernetike
Komiteti i Marketingut dhe Komunikimit
Komiteti i Auditimit
Komiteti Ndihmës i Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative
Komiteti Ndihmës ( auxiliary ) i Teknologjisë se Informacionit