Java e Parasë është një aktivitet mbarëbotëror i parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marë vendime financiare të mirëmenduara. Të gjitha shoqatat e bankave dhe partnerë të shumtë në mbarë globin, nën koordinimin e Child and Youth Finance International (CYFI) dhe të Federatës Europiane të Bankave (EBF), organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, për të mësuar : si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht, si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre nëpërmjet kulturës financiare.

Çdo vit, gjatë një jave të muajit Mars, organizohen aktivitete të shumëllojshme për të promovuar kulturën financiare në vend. Këto aktivitete organizohen nga AAB në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë (BSH) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë , Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), Junior Achievement (JA), Shërbimit Kombëtar për Rininë (SHKR), shkollat, universiteteve publike dhe jo publike, etj.

Java e Parasë 2024
18 – 24 mars 2024

Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!

Shoqata Shqiptare të Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, si dhe partnerë të tjerë, në datat 18 – 24 mars 2024, festojnë Javën e Parasë 2024, nën sloganin “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!”.

Organizatat pjesëmarrëse

  • Shoqatat Shqiptare të Bankave (AAB)
  • Banka e Shqipërisë
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit
  • Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Depozitave (ASD)
  • Arritje Junior
  • Shkollat ​​e mesme dhe fillore në të gjithë vendin Universitetet

mmë shumë se 4750 fëmijë dhe të rinj,
nga më shumë se 165 shkolla në të gjitha nivelet dhe universitetet

20-26 Mars 2023

Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!

Shoqata Shqiptare të Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në datat 20-26 mars 2023, festojnë Javën e Parasë 2023, nën sloganin “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”. Gjatë kësaj javë, AAB, së bashku me bashkëpunëtorët dhe partnerët e saj, është e angazhuar në organizimin e aktiviteteve të cilat kanë si qëllim të edukojnë brezin e ri për bërë plane financiare të shëndetshme gjatë gjithë jetës së tyre.

Mbi 3350 nxënës nga 150 shkolla nga i gjithë vendi
Mbi 540 studentë nga 9 universitete

 21-27 mars 2022, “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”

Në datat 21-27 mars 2022, Shoqata Shqiptare të Bankave, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, festojnë Javën e Parasë 2022, nën sloganin “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”. Aktivitetet edukative të organizuara gjatë kësaj javë synojnë t’i përfshijnë fëmijët dhe të rinjtë, duke u mësuar si të mendojnë financiarisht.

Mbi 2200 nxënës nga 150 shkolla
Mbi 600 studentë

Gjatë javës së 22-28 mars 2021, Banka e Shqipërisë (BSH) dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe partnerë të tjerë, organizuan veprimtari të ndryshme, në përputhje me rregullat kombëtare të sigurisë shëndetësore anti-COVID-19, me qëllimin e promovimit të përpjekjeve që synojnë përmirësimin e edukimit financiar të të rinjve.

“Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua” ishte tema zyrtare e Javës së Parasë 2021. Kjo temë theksoi rëndësinë e krijimit të qëndrueshmërisë financiare dhe të qëndrimit i shëndetshëm, në kontekstin aktual.

Java e Parasë 2021 përfshiu në mënyrë aktive më shumë se 500 nxënës dhe studentë, nga më shumë se 130 shkolla, të të gjithë cikleve.

Gjatë javës 25-31 mars 2019, Banka e Shqipërisë (BSh) dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR),

Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe ANFE organizojnë aktivitete të larmishme, duke synuar
përfshirjen e një numri sa më të madh të rinjsh, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre mbi çështje të
edukimit financiar.

Tema e këtij viti: “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër!”
Në Javën e Parasë 2019 janë përfshirë aktivisht rreth 4000 nxënës dhe studentë, nga më shumë se 90 shkolla të të gjitha niveleve.

4 000 nxënës dhe student
90 shkolla të të gjitha niveleve

Java e Parasë është një festë mbarëbotërore e parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmenduara.

Në datat 12 -18 mars 2018 u organizua Java e Parasë në Shqipëri, nën sloganin “Paraja: Ç’të mbjellësh, do të korrësh!”. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë (BSH) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), Junior Achievement (JA), Shërbimit Kombëtar për Rininë (SHKR), shkollat, universiteteve publike dhe jo publike, etj. duke përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth

5 000 fëmijë dhe të rinj
55 shkolla 9-vjeçare
14 shkolla të mesme
8 universitete
14 qytete

27 mars – 2 prill 2017

Organizatat Lider në Shqipëri: Banka e Shqipërisë (BSH), Ministria e Arsimit dhe Sportit, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Junior Achievement dhe Shërbimi Kombëtar për Rininë.
Numri i fëmijëve dhe i të rinjve të përfshirë: 2 200 dhe ndjekur nga mbi 25 000 individë.
Numri i organizatave pjesëmarrëse: 60
Numri i aktiviteteve: 17

14-18 Mars 2016

  1. Organizatat Lider të Shqipërisë: Banka e Shqipërisë (BSH), Ministria e Mirëqenies Sociale
    dhe Rinisë, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), Ministria e Arsimit dhe Sporteve.
  2. Numri i organizatave pjesëmarrëse: 21
  3. Numri i fëmijëve të kontaktuar: 13 000
  4. Numri i veprimtarive: 16

Ceremonia e hapjes së Javës Globale të Parasë në Shqipëri u mbajt më 14 Mars, me pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrit të Arsimit dhe Kryetarit të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Ky aktivitet u linçua në parkun pranë ndërtesës së BSH. Pas ceremonisë, në park u zhvilluan disa veprimtari edukative dhe argëtuese të projektuara për fëmijë. Gjithashtu, këtyre fëmijëve iu dhuruan kuti kursimi në formë derrkuci të stampuara me sloganin e Javës së Parasë.

JAVA E PARASË NË VITE