2023
Më 15 mars 2023, znj. Irida Huta, Kryetare e Komitetit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative në AAB, mbajti një orë leksioni të hapur me studentë të Albania University, në degët Financë – Bankë dhe Menaxhim biznesi. Bankingu digjital, efekti në ekonomi i uljes së parasë fizike në qarkullim si dhe mënyra sesi bankat po lëvizin drejt një transformimi digjital të produkteve dhe shërbimeve të tyre, ishin çështjet e trajtuara dhe diskutuara.
Leksioni, i cili është pjesë e veprimtarive të edukimit financiar organizuar nga AAB-ja, u organizua nën koordinimin e profesor Bardhyl Çekut
Më 30 mars 2023, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi për herë të pestë Kuizin Evropian të Parasë, ku u regjistruan 926 nxënës të grup moshës 13-15 vjeç nga 89 shkolla nga i gjithë vendi. Konkursi u realizua online dhe u ndoq me interes të lartë, Livestream në kanalin YouTube të AAB-së nga më tepër se 1,700 shikues. Pjesëmarrësit konkurruan nëpërmjet platformës online Kahoot!, të organizuar në 463 ekipe.
Nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga z. Genci Mamani, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, znj. Ledja Bregu, Drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, dhe Sekretari Përgjithshëm i AAB-së, z. Spiro Brumbulli.
Ekipi fitues i finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2023 është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe përbëhet nga nxënësit: Henri Terolli dhe Armi Tafa.
Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla “Sotir Gurra” në Korçë dhe përbëhet nga nxënësit: Oresti Çela dhe Georg Qafzezi.
Ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë dhe përbëhet nga nxënësit: Mario Ballo dhe Dart Ymeraj.
Një falënderim të veçantë për mësuesit Albin Malelli, Mitiana Trungu dhe Donika Lici, të cilët mundësuan organizimin dhe përgatitjen e skuadrave fituese.
Skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen evropiane të Kuizit të Parasë, e cila do të zhvillohet në Bruksel më 16 maj 2023. Ekipet fituese do të shpërblehet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe Banka e Shqipërisë sipas çmimeve të shpallura më parë, kurse pjesëmarrja në konkursin evropian do të mundësohet nga Raiffeisen Bank.
Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij konkursi unik kombëtar në fushën e edukimit financiar!
Në kuadër të aktiviteteve të edukimit financiar, AAB, në bashkëpunim me universitetet dhe shkollat, zhvilloi disa leksione të hapura me tema të ndryshme bankare:
Më 15 mars 2023, Irida Huta, Kryetare e Komitetit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative në AAB, mbajti një leksion në Albania University, duke diskutuar mbi bankingun digjital dhe ndikimin e reduktimit të qarkullimit të parasë në ekonomi.
Më datë 23 mars 2023, Elona Bollano, Kryetare e Komitetit të Riskut, mbajti një leksion me teme “Menaxhimi i Riskut”, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik.
Më datë 24 mars 2023, Xhilda Shehu, anëtare e Komisionit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative, mbajti një leksion në Fakultetin e Shkencave të Natyrës mbi tendencat e digjitalizimit në sektorin bankar.
Më datë 23 mars 2023, në shkollën “Pandeli Cale” në Korçë u zhvillua një orë mësimore e hapur, e drejtuar nga Spartak Mele, punonjë më Raiffeisen Bank, dega Korçë.
Në datën 13 prill 2023, në mjediset e Shoqatës Shqiptare të Bankave u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2023.
Fituesit e 3 (tre) vendeve të para të konkursit u vlerësuan me çmimet e mundësuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Për më tepër, mësueset e skuadrave fituese u vlerësuan me dhurata simbolike nga Banka e Shqipërisë.
Skuadra fituese e vendit të parë do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet në Bruksel më 16 Maj 2023 dhe pjesëmarrja e tyre në konkursin evropian do të mundësohet nga Raiffeisen Bank.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kursimeve, AAB, në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung for International Cooperation (DISK Albania), organizoi një aktivitet trajnues “Loja e Kursimeve” nga data 31 tetor deri më 1 nëntor. Ky seminar interaktiv dy-ditor mblodhi 55 pjesëmarrës, përfshirë punonjës të rinj bankash, praktikantë, dhe studentë nga Universiteti i New York-ut në Tiranë dhe Universiteti Polis.
Në përputhje me angazhimin e AAB për edukimin financiar, trajnimi theksoi aftësi praktike për hartimin e buxhetit të familjes dhe mbledhjen efektive të kursimeve. Pjesëmarrësit u angazhuan në mësimin e bazuar në përvoja, duke përfshirë parime bazë ekonomike për menaxhimin e financave personale dhe zgjedhjen e institucioneve të besueshme për kursimet e tyre. Ky aktivitet shërbeu si një mundësi praktike dhe argëtuese për të rritur njohuritë financiare dhe për të ndërtuar zakone të qëndrueshme kursimi.