2015

AAB ne bashkëpunim me ATTF Luksemburg organizon në Tiranë trajnimin me temë “Basel II dhe më tej” në datat 2 – 4.11.2015

Audienca: Drejtues të niveli të lartë dhe të mesëm ; personat e përfshirë në menaxhimin e riskut dhe asseteve, thesarit dhe fuksioneve të kontrollit në bankë, etj.

Në datat 3-4 tetor 2015, AAB organizoi një aktivitet dy ditor, i projektuar si një kombinim trajnimi dhe udhëtimi argëtues në qytetin e Vlorës. Kësaj nisme i’u bashkuan 13 gazetarë ekonomikë të mediave të ndryshme si: Agjencia Telegrafike Shqipëtare (ATSH); Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NOA); Revista Monitor; Shekulli; Shqip; Top Channel; Top News; TVSH dhe Vizion Plus. Gjatë këtij aktiviteti gazetarët patën mundësi të zgjerojnë të kuptuarit e çështjeve financiare dhe bankare në sajë të prezantimeve dhe diskutimeve me përfaqësues nga BKT, Fibank, Tirana Bank dhe Procredit Bank.

Programi i trajnimit përfshiu 2 seanca përgjatë të cilave 4 bankierë mbajtën prezantime për çështje si; përfitueshmëria e bankave, likuiditeti dhe kapitali; komponentët e pasqyrave financiare të bankave; kreditë me probleme dhe çështjet që lidhen me to; produktet dhe shërbimet bankare të cilat i ofrohen individëve; komisionet dhe tarifat; etj.. Videot informuese mbi normat e interesit, komisionet bankare dhe sigurimin e depozitave, të cilat u shfaqën gjatë trajnimit dhe përgatitur nga AAB në kuadër të Edukimit Financiar, u pritën me interes nga pjesëmarrësit. Diskutime konstruktive ndërmjet të pranishëmve dhe pjesëmarrja aktive, rritën efikasitetin e këtij trajnimi.

Dita e dytë e aktivitetit vijoi me një udhëtim në ishullin e Sazanit dhe ndalim për drekë në Karaburun, ku në një mjedis të ngrohtë dhe miqësor gazetarët dhe bankierët kishin mundësi të mëtejshme për të diskutuar mbi çështjet financiare dhe bankare.

Ky aktivitet ishte ndër të parat aktivitete trajnuese organizuar nga AAB, me qëllim transparencën dhe komunikimin më të mirë me publikun.

Trajnimi dy-ditor, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Auditorëve të Brendshëm, u drejtua nga Z. Jean Pierre Garitte, trajner me eksperiencë ndërkombëtare në auditin e brendshëm. Trajnimi kishte në fokus rëndësinë e organizimit të dokumenteve informative të shkruara në mënyrë të qartë dhe koncize.

AAB ka ofruar dy trajnime me partnerin e saj të ri të trajnimit SBPST.
Trajnimi i parë u kryesua nga Z. Cüneyt Erigüç, ish-bankier, i cili u përcolli të pranishmëve masazhin se: “Jo të gjithë udhëheqësit janë menaxherët, as të gjithë menaxherët nuk janë udhëheqës”. Kursi u ndoq nga 10 pjesëmarrës të bankave anëtare.

Trajnimi i dytë u drejtua nga Z. Ajhan Akay, një menaxher i analizës së kredisë dhe u fokusua në bazat e mbledhjes së kredive me probleme, të cilat çojnë në suksesin e përgjithshëm. Dita e dytë u përqëndrua në aspektet organizative për një proces efektiv.Trajnimi u ndoq nga 10 pjesëmarrës të 5 bankave anëtare.