2022

AAB bashkëpunoi me German Sparkassenstiftung për organizimin e dy seminareve për Financat e Gjelbra, ku morën pjesë 56 përfaqësues të bankave.

• Seminari i parë me titull “Financat e Gjelbra, Rregullimi dhe Rreziku” u organizua më datë 7 dhjetor, i personalizuar për stafin drejtues të sektorit financiar.
• Seminari i dytë “Lundrimi drejt Financave të Gjelbra – Radari i Rrezikut ESG dhe Busulla e Financave të Gjelbra” u zhvillua më datë 15 dhjetor dhe iu kushtua stafit operacional të sektorit financiar që punon çdo ditë për zbutjen e rreziqeve dhe tani duhet të trajtojë rreziqet e ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e tyre.

Më 18 tetor 2022, Bordi Mbikëqyrës i AAB-së organizoi një takim me anëtarët e Komitetit Ligjor. Në fokus të diskutimit ishte angazhimi dhe kontributi për çështjet e industrisë bankare dhe përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet komitetit teknik dhe Zyrës Ekzekutive të AAB-së.

Më 14 tetor 2022, u organizua një workshop i Komitetit të Auditit në AAB. Kryetari i Komitetit, z. Ilir Rudi, Drejtor i Divizionit të Auditit të Brendshëm në ABI Bank dhe Ediola Bicaku, Drejtore e Departamentit të Auditit të Brendshëm, Intesa Sanpaolo Bank Albania, ndanë me të pranishmit eksperiencat mbi mënyrën e ndërveprimit dhe komunikimit me linjat e Riskut dhe Përputhshmërisë dhe funksione të tjera kontrolli në bankat që ata përfaqësojnë.

Rishikimi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshem (IPPF) prezantuar nga Global IIA, u bë i njohur për pjesëmarrësit nga znj. Dorida Stambolla, Drejtore e Departamentit të Auditit të Brendshëm, Raiffeisen Bank.

Në vijim u diskutua mbi gjerë mbi sfidat e Auditit të Brendshëm. Temat e prezantuara nxitën diskutim dhe dhe interesim tek të gjithë pjesëmarrësit.

Në vijim të trajnimeve dhe takimeve për procedurat e falimentimit, më datë 27 shtator 2022, AAB-ja dhe Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC) organizuan një trajnim për ngritjen dhe rritjen e kapaciteteve të stafit të bankave të nivelit të dytë për procedurat e falimentimit. Trajnimi, ku morën pjesë 22 përfaqësues të bankave anëtare të AAB-së, u fokusua te faza e dytë e Projektit të Zgjidhjes së Borxhit dhe procedurat e falimentimit në lidhje me bankat e nivelit të dytë.

Takimi i 54-të i Anëtarëve të Asociuar të Federatës Evropiane të Bankave (EBF) u zhvillua më 22 shtator 2022, në Bruksel. Takimi përfshiu fjalime nga folës të ftuar të nivelit të lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Gjithashtu, ai u fokusua në aktivitetet e EBF, zhvillimet më të fundit në nivel të BE-së, çështjet e inovacionit dhe sigurisë kibernetike dhe prioritetet e sektorit. Si pjesë e agjendës, u shtjellua gjerësisht paketa legjislative e BE-së për luftën kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit (AML/CFT) dhe qëndrimi i EBF-së.

Më 20 shtator 2022, AAB-ja bashkëpunoi me SWIFT dhe CIS për të organizuar eventin SWIFT Go. SWIFT Go është një shërbim ndërbankar i dedikuar për transaksione ndërkufitare me vlerë të ulët. Folësit prezantuan shërbimin dhe ndanë lajmet më të fundit me pjesëmarrësit. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të të gjitha bankave anëtare.

Në 24 maj 2022, u zhvillua takimi i bankave tregtare me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Në qendër të diskutimit ishin problematikat që hasin bankat gjatë zbatimit të fiskalizimit si tatimpagues dhe si raportues të transaksioneve me faturë elektronike. Sqarimi dhe mbajtja e një qëndrimi përfundimtar për disa nga çështjet e diskutuara është çka ajo pritet në periudhën e mbetur deri më datë 30 qershor kur mbaron afati i mos ushtrimit të penaliteteve.

Në takim u rra dakord të ruhet komunikimi midis palëve nëpërmjet AAB-së për të marrë përgjigje për gjithë industrinë.

Më datë 20 maj 2022, përfaqësuesit e bankave nga Shqipëria dhe Kosova u ftuan të merrnin pjesë në tryezën e rrumbullakët “e-KYC dhe nënshkrimi elektronik – zgjidhje për institucionet financiare”, i cili u organizua nga Mellon Group dhe Euronovate dhe u lehtësua nga AAB-ja. Eventi u fokusua te transformimi digjital që përfshin njohjen me standardet dhe përvojat më të avancuara teknologjike në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.

Në datën 24 shkurt 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bashkëpunoi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) në organizimin e një seminari të hapur virtual për sektorin bankar me temë “Ndërgjegjësimi i përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë për procedurat e praktikës jashtë-gjyqësore të falimentimit.

Veprimtaria pati për qëllim ndërgjegjësimin e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për procedurën e përshpejtuar të riorganizimit, sipas aktit nënligjor për Marrëveshjen jashtë gjykatës për riorganizim të përshpejtuar të miratuar për kornizën ligjore të Ligjit për Falimentimin, si edhe prezantimin e udhëzuesit “Për praktikat dhe procedurat jashtëgjyqësore” përgatitur në kuadër të Projektit.

Agenda_Workshop for Banks on Out-of-Court practice procedures_Feb 24th.

Në datën 23 shkurt 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me PwC Shqipëri dhe Kosovë zhvilloi workshopin “Zhvillimet fiskale dhe ligjore”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të departamenteve të financës dhe ligjorit të bankave anëtare.

Aktiviteti u hap nga z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB dhe znj. Loreta Peçi, Partner Drejtues Vendor për zyrën e PwC Shqipëri dhe Kosovë.

Aspekte të rëndësishme të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe transferimit të çmimit për sektorin bankar; implikimet fiskale të kuadrit të ri ligjor mbi Eurobondin; rëndësia e nënshkrimit elektronik për biznesin; probleme administrative të shmangies së tatimit të dyfishtë; risitë e pritshme në legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale sipas standardeve evropiane, etj., ishin disa prej temave të trajtuara gjatë workshopit, të cilat u ndoqën me mjaft interes dhe diskutim nga pjesëmarrësit.

Ditën e martë, datë 25 janar 2022, u zhvillua një takim pune i industrisë bankare me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP). Në takim morën pjesë përfaqësues të bankave nga strukturat e Përputhshmërisë dhe Ligjorit.

Nga DPPP ishin të pranishëm z. Elvis Koci – Drejtor i Përgjithshëm, z. Artan Shiqerukaj – Drejtor i Drejtorisë së Analizës, dhe z. Agim Muslia – Drejtor i Drejtorisë së Përputhmërisë, Trajnimeve & Teknologjisë së informacionit.

Në takim u diskutua mbi risitë kryesore të ndryshimeve ligjore të vitit 2021 dhe hapat e mëtejshëm, vigjilenca e ushtruar ndaj llogarive “llogaria e posaçme bankare e noterit”, ecuria e Shqipërisë në raportimin pranë ICRG/FATF, mënyra e plotësimit të formateve të RTPF & RAD, çështje të ndryshme me interes të përgjithshëm të hasura gjatë shqyrtimit të RAD, etj.

Takimi u karakterizua nga bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe dëshira për të organizuar takime të tilla edhe në të ardhmen.