2023
Më 9 Shkurt 2023 u organizua seminari “Transformimi i botës sonë: Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”. Aktiviteti u drejtua nga përfaqësues të Kombeve të Bashkuara Shqipëri dhe trajtoi mënyra për të përshpejtuar progresin në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Prezantimi u ndoq me tepër interes nga përfaqësuesit e bankave.
Kjo është një nga nismat e ndërmarra nga Shoqata Shqiptare e Bankave në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) dhe përshtatjes së aktivitetit bankar drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Raporti vjetor i AAB-së për OZhQ-të është një nga publikimet e AAB-së, i cili pasqyron kontributin e sektorit bankar dhe synimet që bankat kanë.
Në datën 28 shkurt 2023, u zhvillua një takim diskutimi organizuar nga Banka Botërore, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB), me pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Adela Xhemali, zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Enio Civici dhe drejtues të bankave tregtare.
Në fjalën e tij, Përfaqësuesi i Përhershëm i Zyrës së BB-së në Shqipëri, z. Emanuel Salinas, u shpreh se qëllimi i kësaj tryeze është të diskutojmë mbi problemet qasjes në finance për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) dhe fermerët. Aksesi në financë është një problem jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për mbarë botën.
Guvernatori Sejko u shpreh, ndër të tjera, se sektori bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe likuid, si dhe mbështetja e tij për sektorin privat ka ardhur në rritje. Megjithatë, ai shtoi se sektori financiar mund të luajë një rol më të rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike afatgjatë në vend.
Në takim, marrë shkas nga prezantimet nga përfaqësues të Bankës Botërore, u diskutua mbi skemat e garantimit për rritjen e kreditimit, për infrastrukturën financiare, për aspekte rregullative dhe ligjore, për diversifikimin e produkteve, dhe tek nevoja e financimit të bujqësisë.
Përfaqësuesit e bankave shtruan shqetësime që lidhen me bashkëpunimin e institucioneve shtetërore në zhvillimin e garancive, për zhvillime të reja në treg përveç kreditimit me kolateral, për uljen e informalitetit, qartësimin e pronësisë, gjetjen e skemave që lehtësojnë ndikimin e riskut të kredisë te kapitali rregullator, etj.
Në fund të takimit u ra dakord për ngritjen e një grupi pune që do të ndjekë dhe zhvillojë më tej në detaje propozimet e bëra në takim.
Më 7 mars 2023, AAB dhe CRIF, një kompani e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale novatore për bankat, institucionet financiare, shoqëritë utilitare dhe bizneset, në çdo fazë të marrëdhënies me klientët, organizuan një workshop mbi Bankingun e Hapur (Open Banking). Nëpërmjet shembujve praktikë të aplikuara nga kompania CRIF, aktiviteti synoi të prezantojë për të pranishmit një pamje të plotë të procesit të zbatimit të Open Banking. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare.
Përfaqësuesit e kompanisë CRIF, në prezantimin e tyre, iu referuan situatës aktuale në treg dhe qasjes që CRIF aplikon. Demonstruan se si funksionon i gjithë procesi, duke vazhduar më pas me një diskutim interaktiv me pjesëmarrësit. Vëmendje mori prezantimi i hapave të mëvonshëm të zbatimit të Open Banking.
Ky prezantim u realizua duke konsideruar interesin e bankave në këtë shërbim të ri si dhe përvojën e gjerë të kompanisë CRIF në tregun e Open Banking, një nga konceptet më novator të prezantuar nga PSD2, reflektuar edhe në ligjin i ri për shërbimet e pagesave, i cili pritet të fillojë aplikimin e tij në Shqipëri në janar 2024.
AAB, në bashkëpunim me shoqërinë CRIFF dhe Golden Dimension (GD), anëtare e Berlin Group Standard si dhe pjesë e Bordit Këshillues të Berlin Group, organizoi një workshop me temë “PSD2- API: Rruga drejt Pajtueshmërisë”. Aktiviteti u organizua online më 7 prill 2023 dhe u ndoq nga më shumë se 45 pjesëmarrës nga bankat anëtare.
Si vazhdim i workshopit mbi Bankingun e Hapur, i organizuar në 7 mars 2023, dhe marrë shkas nga interesi i treguar nga pjesëmarrësit, ky aktivitet u projektua në përgjigje të mbështetjes së kërkuar nga bankat për aktivizimin e PSD2 – API.
Përfaqësuesit e Golden Dimension prezantuan zgjidhjet e ofruara të cilat mund t’u vijnë në ndihmë bankave, si dhe diskutuan kushtet dhe rregullat e Bankingut të Hapur, udhëzuesin për zbatimin, dhe vizionin e DG-së për tregun shqiptar. Paraqitja e kornizës së Bankingut të Hapur dhe testimi i API-ve ishin ndër pikat kryesore të workshop-it.
Më 25 prill 2023, AAB mundësoi një prezantim nga Asseco Group, i cili u përqendrua në zbatimin e Open Banking në përputhje me Direktivën e rishikuar të Shërbimit të Pagesave.
Folësit n;ë event sollën për pjesëmarrësit zgjidhjet që kompania ofron dhe aplikon për bankat për të arritur zbatimin e Open Banking duke ndjekur të gjitha kërkesat e Direktivës së rishikuar të Shërbimit të Pagesave (PSD2).
Asseco Group operon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe me aktivitet në rreth 60 vende të botës.
AAB organizoi një workshop mbi financimin e monedhës vendase dhe mbrojtjen e monedhës, Tiranë më 22 maj 2023, në bashkëpunim me TCX. Financimi afatgjatë në monedhën vendase krijon mundësi për biznesin, në të gjithë sektorët, dhe kontribuon në zhvillimin e tregjeve të kapitalit. Megjithatë, kërkon gjithashtu një menaxhim efektiv të ekspozimit të monedhës.
Gjatë workshopit pjesëmarrësit diskutuan se si TCX mbështet huadhënësit ndërkombëtarë në ofrimin e fondeve afatgjata të shprehura në monedhën lokale në dobi të institucioneve financiare vendase dhe se si të shmangen mospërputhjet e monedhës direkt ose indirekt.
Aktiviteti u ndoq nga përfaqësues të bankave.
Rreth TCX:
Fondi i këmbimit valutor N.V. (“TCX”) është një iniciativë financiare zhvillimore e mbështetur nga institucione financiare për zhvillim. Ai ka ndikim në institucionet huadhënëse dhe siguron zgjidhje për mbrojtjen e monedhës në vendet në zhvillim dhe ato kufitare. Produktet synojnë të nxisin financimin në monedhën vendase dhe të ndihmojnë institucionet financiare vendase të menaxhojnë llogaritë e tyre kundër rrezikut të kursit të këmbimit.
Në 22 maj 2023, u organizua workshop i Komitetit të Auditimit të AAB, i cili synoi rritjen e aftësive në fushën e auditimit, ndarjen e njohurive, njohjen me praktikat më të mira të industrisë, si dhe bashkëpunimin e frytshëm brenda ekipit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në diskutime dhe aktivitete që kontribuan në punën në grup dhe përditësimin e njohurive të tyre profesionale. Ekspertiza e referuesve, e kombinuar me pjesëmarrjen aktive të anëtarëve të Komitetit të Auditimit, krijoi një mjedis të favorshëm për të mësuar dhe bashkëpunuar.
Pikat kryesore të diskutimit në këtë workshop ishin:
- Identifikimi i rreziqeve kryesore të sektorit bankar shqiptar dhe qasja e auditimit të brendshëm në këtë drejtim, prezantuar nga Ediola Bicaku, Intesa Sanpaolo Bank Albania.
- Standardet e reja Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm, prezantuar nga Dorida Stambolla, Raiffeisen Bank.
- Aplikimin e modelit të tre linjave të kontrollit, referuar standardeve dhe rregullores 67 të Bankës së Shqipërisë, diskutim i sjellë nga Veridjan Hoxha, Banka Tregtare Kombëtare.
Ky workshop rezultoi një eksperiencë me vlerë për të gjithë pjesëmarrësit.
Më 26 qershor 2023, AAB, në partneritet me BACEE, organizoi një webinar të titulluar “Hyrje në ESG”, mbajtur nga Interfima. Sesioni dha një përmbledhje të kuadrit të ESG-së, mjeteve rregullatore të BE-së dhe diskutoi implikimet e përputhshmërisë së ESG-së për bankat.
The online workshop was organized by AAB in collaboration with BACEE (Banking Association for Central and Eastern Europe) today 26 June 2023. It was attended virtually by over 30 representatives from banks.
Environmental, Social, and Governance (ESG) has gained increasing attention over the past few years. The workshop provided an overview of an ESG framework and the regulatory tools of EU implementation. It provided insight into the high-level implications of ESG compliance for banks and also discussed the practical risks of poor ESG implementation.
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) së bashku me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore (WBG), organizoi seminarin “Përgatitja për Stuhinë: Një diskutim rreth procesit të marrëveshjes.” Aktiviteti i organizuar në 1 nëntor, si pjesë Projektit “Zgjidhja e Borxhit dhe Dalja nga Biznesi, Faza II”, mbështetur nga Ambasada Zvicerane – Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), prezantoi sfidat me të cilat përballen bankat në procesin e marrëveshjes përmes një bisede të hapur me pjesëmarrësit, të cilët ishin nga strukturat e riskut të kredisë, mbledhjes dhe rikuperimit ligjor në bankat anëtare.
Temat përfshinë rolin e ligjorit të brendshëm, koordinimin me departamentet e reja të biznesit dhe ato të portofolit, shenjat paralajmëruese që do të nxisnin përfshirjen e specializuar dhe parimet bazë të një strategjie për marrëveshje.
Më 15 dhjetor 2023, AAB organizoi një workshop të dedikuar për anëtarët e komitetit të burimeve njerëzore në AAB. Nën drejtimin e ekspertes znj. Larissa Winter nga AIEx, në një atmosferë ndërvepruese dhe frymëzuese, sesioni u përqëndrua në aftësitë trajnuese, vendimet dhe rritjen personale gjatë vitit që vjen. Pjesëmarrësit eksploruan vendosjen e qëllimeve, fleksibilitetin dhe zhvillimin e aftësive, duke përafruar aspiratat personale me objektivat e organizatës.
Duke theksuar një mjedis pozitiv dhe të orientuar drejt rritjes, sesioni mundësoi diskutimet midis anëtarëve të komitetit të burimeve njerëzore, duke nxitur ide novatore për të rritur angazhimin, përfshirjen e punonjësve në vendin e tyre të punës dhe për të inkurajuar rritjen profesionale
Së bashku, ne synojmë të krijojmë një mjedis gjithëpërfshirës, motivues për të gjithë.