BSH dhe AAB organizojnë konferencën:
Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave do të organizojnë konferencën vjetore me temë: “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, ditën e mërkurë, në datën 13 nëntor 2024. Punimet e konferencës fillojnë në orën 09.30.

Qëllimi i kësaj konference është analizimi i rolit kyç të bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian (BE). Nëpërmjet diskutimeve dhe rasteve studimore, pjesëmarrësit në këtë konferencë do të diskutojnë për përafrimin e politikës monetare, kuadrit rregullator dhe sistemit financiar me standardet e BE-së.

Ndër të tjera, duke u mbështetur edhe në mësimet e nxjerra nga vendet e tjera anëtare të BE-së, konferenca do të trajtojë çështje që lidhen me transformimin digjital, reformat ligjore dhe bashkëpunimet e nevojshme institucionale për një tranzicion të suksesshëm drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

Info mbi konferencën: Konferenca do të jetë e organizuar në tre sesione, ku temat kryesore të bisedimeve do të fokusohen në hapjen e dritës jeshile dhe fillimin në muajin tetor të procesit zyrtar të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian si dhe rolin që kanë në procesin e integrimit bankat qendrore dhe sektori bankar.

Programi: Pjesëmarrja vetëm me ftesë

SHARE