Prezantimi i gjetjeve të studimit mbi besimin e klientëve në banka dhe në sektorin bankar
Në datën 21 dhjetor 2022 u organizua prezantimi i gjetjeve të studimit mbi besimin e klientëve në banka dhe në sektorin bankar. Ky studim i dytë, i cili kryhet tashmë nga AAB-j çdo tre vite, tregon perceptimin e klientëve të bankave dhe përvojën e tyre ndaj shërbimit të ofruar nga bankat, nivelin e besueshmërisë krahasuar me institucionet apo sektorët e tjerë, produktet dhe shërbimet bankare më të përdorura, përdorimin e kanaleve digjitale, transparencën etj. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të bankave, Bankës së Shqipërisë, AMF-së, institucioneve financiare jo-bankare, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, bashkëpunëtorëve të AAB-së dhe mediave.
- Rezultatet e studimit vërtetuan sërish se sektori bankar është industria më e besueshme nga individët në krahasim me industritë, institucionet dhe sektorët e tjerë.