Nga koncepti te zbatimi: AAB sjell përvojën e BORICA AD për shërbimet shtesë të pagesave të menjëhershme

 

Në vijim të punës për zhvillimin e shërbimeve shtesë të pagesave të menjëhershme (Instant Payment Overlay Services) në Shqipëri, AAB, në bashkëpunim me BORICA AD, organizoi më 12 nëntor një workshop për të prezantuar modelin e organizimit dhe funksionimit të këtyre shërbimeve në Bullgari, si dhe për të ndarë përvojën e kompanisë në këtë drejtim.

Takimi u moderua nga z. Miroslav Vichev, Drejtor Ekzekutiv i BORICA AD, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bcard Blink, Skemës Kombëtare të Kartave dhe Pagesave (NCPS), pjesë e BORICA AD. Kjo e fundit është në pronësi të bankave bullgare, ku Banka Kombëtare e Bullgarisë është gjithashtu një aksionare e rëndësishme. Në këtë takim u prezantuan aspekte të ndryshme të organizimit dhe zhvillimit të shërbimeve shtesë të pagesave të menjëhershme.

Diskutimet u përqendruan në modelet e qeverisjes, kuadrin rregullator, strukturën e tarifave dhe modelet e biznesit, si dhe në mundësitë konkrete të përdorimit të këtyre shërbimeve, nga pagesat person te person (P2P) dhe tregtia elektronike, deri te pagesat me teknologjinë NFC në pikat e shitjes.

Përfaqësuesit e sekorit bankar patën mundësinë të njihen me modelin e zbatuar në Bullgari dhe të diskutojnë elementet kryesore që duhen marrë në konsideratë për përshtatjen dhe zbatimin e tij në tregun shqiptar.

Shkëmbimi i përvojave dhe njohja me modele konkrete zbatimi mbështesin përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin e ekosistemit të pagesave të menjëhershme në Shqipëri.

 

SHARE