Perfeksionimi i të folurit publik dhe marrëdhënieve me median në banka

Në epokën e sotme digjitale, mënyra se si komunikoni është po aq e rëndësishme sa ajo që komunikoni! Mbi këtë kuadër, Shoqata Shqiptare e Bankave, gjatë datave 25-26 Mars 2025, në bashkëpunim me AIEx-Austrian Institute of Excellence, organizoi një trajnim për profesionistët e marketingut nga sektori bankar, me eksperten znj. Alice Taylor-Braçe me fokus të folurit publik dhe marrëdhëniet me median. Trajnimi mbuloi hartimin e mesazheve strategjike, komunikimin në kohe krize dhe taktikat e angazhimit me mediat, duke siguruar që profesionistët e bankës mund të përfaqësojnë në mënyrë efektive institucionet e tyre në çdo paraqitje publike. Nëpërmjet ushtrimeve praktike, simulimeve të jetës reale, të pranishmit mësuan se si t’i kthejnë temat komplekse financiare në mesazhe të qarta dhe tërheqëse duke ndërtuar besueshmëri dhe besim me publikun.
Me aftësitë e duhura mediatike, profesionistët e bankave jo vetëm informojnë, por ata influencojnë dhe udhëheqin!