Maji – Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm

I njohur globalisht si Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm, muaji maj sjell në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të këtij profesioni në mbrojtjen dhe forcimin e sistemit financiar.

Audituesit e brendshëm luajnë një rol kyç në garantimin e integritetit dhe transparencës në sektorin bankar.

Në këtë kuadër, AAB ndërmori një nismë për të promovuar rolin dhe rëndësinë e auditimit të brendshëm tek të rinjtë, përmes leksioneve të hapura zhvilluar në dy universitete në vend:

  • Universiteti “Ismail Qemali” – Vlorë
  • Universiteti “Epoka” – Tiranë

Leksionet u zhvilluan me pjesëmarrjen aktive të studentëve të programeve Master dhe u fokusuan në temat kryesore që lidhen me profesionin e audituesit të brendshëm, si:

  • Roli strategjik i auditimit të brendshëm në sektorin bankar
  • Dallimet mes auditimit të brendshëm dhe auditimit të jashtëm
  • Sfidat, integriteti dhe kurajo që kërkon ky profesion
  • Mundësitë për zhvillim profesional përmes praktikave dhe internship-eve

Ekspertët e ftuar ishin anëtarë të Komitetit të Auditit pranë AAB, njëkohësisht drejtues të Departamenteve të Auditimit në disa prej bankave të nivelit të dytë në Shqipëri:

  • Znj. Ediola Biçaku – Intesa Sanpaolo Bank Albania
  • Znj. Dorina Marku – FiBank Albania
  • Znj. Laura Mile – ProCredit Bank
  • Znj. Evis Eskiu – UBA Bank

Këto aktivitete shërbyen si një urë lidhëse mes botës akademike dhe sektorit bankar, duke i ofruar studentëve mundësinë të njihen nga afër me një profesion që kërkon përkushtim, integritet dhe mendim kritik. Nisma u mirëprit nga të rinjtë, të cilët patën rastin të bëjnë pyetje, të angazhohen në diskutime dhe të marrin frymëzim për një karrierë në auditimin e brendshëm.

SHARE