IFRS Program për punonjësit e bankave

Në datat 25-26 Mars 2025, Shoqata Shqiptare e Bankave organizoi, në bashkëpunim me Network Tribe, një sesion trajnimi mbi Programin IFRS (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar), me ekspertin z. Savin Dyankov.

Me pjesëmarrjen e 19 profesionistëve nga sektori bankar, ky trajnim ofroi njohuri të thelluara dhe mjete praktike për të zbatuar me efektivitet standardet IFRS, duke siguruar përputhshmërinë, vlerësimin e rrezikut dhe përmirësimin e praktikave të raportimit financiar në sektor.

Trajnimi filloi me një pasqyrë të standardeve dhe kuadrit rregullator, duke theksuar rolin në raportimin financiar dhe përditësimet kryesore që ndikojnë në sektorin bankar, duke vazhduar me klasifikimin dhe matjen e instrumenteve financiare sipas IFRS 9, IFRS 7, etj.

Gjatë trajnimit u kryen ushtrime praktike dhe diskutime midis pjesëmarrësve, duke u ofruar njohuri dhe rekomandime të vlefshme për të përmirësuar raportimin financiar brenda institucioneve të tyre, për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar mbi sfidat e industrisë.

SHARE