E ardhmja e bankingut – Tryeza e nivelit të lartë e AAB me McKinsey & Company në Tiranë

Më 3 mars, në Tiranë, AAB në bashkëpunim me McKinsey & Company organizoi workshop-in me temë “Global Banking Roundtable in Albania”.

Ky takim mblodhi përfaqësues nga 11 bankat tregtare në Shqipëri, nga departamentet e riskut, pagesave, financës, operacioneve, retail-it dhe bankingut korporativ, si edhe me pjesëmarrjen e CEO-ve të bankave, duke krijuar një hapësirë diskutimi të nivelit të lartë mbi sfidat dhe drejtimet e reja të sektorit bankar. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Ekspertët e McKinsey dhe Finalta, – Tomislav Cvetko, Alexander Kergozou, Matea Kocevska- trajtuan në mënyrë të detajuar treguesit kryesorë financiarë në banking, duke analizuar edhe diferencat rajonale dhe ndikimin e tyre në performancën e bankave. Një fokus i veçantë iu kushtua përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) në banking dhe mënyrës se si teknologjia mund të orientohet për të gjeneruar ndikim real dhe të matshëm.

Diskutimet u ndalën gjithashtu te qëndrueshmëria e flukseve maksimale të parasë dhe performanca afatgjatë, si dhe te përmirësimi i përvojës së klientit duke kaluar nga segmentime të gjera drejt një kuptimi të personalizuar të klientit dhe ndërtimit të një propozimi vlere të përshtatur.

Në qendër të workshop-it ishte edhe rimodelimi strategjik i biznesit: si mund të transformohen bankat për të qenë më precize dhe më efikase, ku mund të identifikohen mundësi për rritje jo-organike dhe si mund të konkurrohet me bankat digjitale dhe neobankat në një treg gjithnjë e më dinamik.

Një diskutim i hapur, praktik dhe strategjik mbi të ardhmen e bankingut, i vlefshem edhe në Shqipëri!

SHARE