AAB shpërndan çmimet për fituesit e “Stock Market Learning Competition”

Më 13 shkurt 2025, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe German Sparkassenstiftung Albania, organizoi Ceremoninë e Shpërndarjes së Çmimeve për “Stock Market Learning Competition”, një iniciativë që synon të përmirësojë edukimin financiar dhe aftësitë e punonjësve të sektorit bankar.

Këtë vit, 75 punonjës nga 11 banka morën pjesë në lojën sfiduese të bursës, duke menaxhuar për tre muaj një portofol të simuluar investimesh. Me strategji reale të tregut financiar, pjesëmarrësit patën mundësinë të testojnë aftësitë e tyre dhe të fitojnë një perspektivë më të thellë mbi investimet dhe dinamikat e tregut.

Gjatë ceremonisë, Znj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, Znj. Anja Deinzer, Drejtore e German Sparkassenstiftung Albania, dhe Z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB, vlerësuan këtë iniciativë si një mundësi të shkëlqyer për të përgatitur më mirë profesionistët e bankave, duke u dhënë atyre njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të kuptuar më mirë tregjet financiare dhe për të marrë vendime më të informuara në të ardhmen.

Në përfundim te konkursit, u shpallën ekipet fituese:

  • Vendi i parë – Procredit Bank Albania
  • Vendi i dytë – UBA Bank Albania
  • Vendi i tretë – OTP Bank Albania

AAB dhe partnerët e saj falënderojnë të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe entuziazmin e tyre dhe do të vazhdojnë të mbështesin iniciativat që promovojnë edukimin financiar dhe zhvillimin profesional në sektorin bankar.

SHARE