AAB në CIT

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në datën 7 prill 2025, e pranishme në CIT-Canadian Institute of Technology (tag):

  1. Me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë u organizua një leksion i hapur mbi sigurinë kibernetike. Anëtarët e Komitetit të Sigurisë Kibernetike pranë AAB, z. Reglendi Xhango (tag) Drejtor i Departamentit të Sigurisë në Bankën OTP, dhe znj. Entela Prifti (tag), Drejtore e Divizionit të Sigurisë në Raiffeisen Bank, trajtuan rreziqet më të shpeshta që prekin bizneset dhe individët në mjedisin digjital dhe mënyrat e mbrojtjes ndaj tyre.
  2. Pas leksionit, u zhvillua një takim institucional mes Rektorit të CIT, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu dhe Sekretarit të Përgjithshëm të AAB, z. Spiro Brumbulli, ku u theksua vullneti i përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin në të ardhmen. Edukimi cilësor në fushat e teknologjisë, sigurisë kibernetike dhe financës kërkon bashkërendim të ngushtë me zhvillimet dinamike të industrisë dhe kërkesat e tregut të punës. Ka hapësira për bashkëpunim për të lidhur më mirë teorinë me praktikën dhe për të ofruar mundësi punësimi për brezat e rinj që diplomohen në universitetet tona. AAB është e gatshme dhe e prirur të ndërtojë ura bashkëpunimi mes sektorit bankar dhe botës akademike.
SHARE