Maji – Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm

I njohur globalisht si Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm, muaji maj sjell në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të këtij profesioni në mbrojtjen dhe forcimin e sistemit financiar.
Audituesit e brendshëm luajnë një rol kyç në garantimin e integritetit dhe transparencës në sektorin bankar.
Në këtë kuadër, AAB ndërmori një nismë për të promovuar rolin dhe rëndësinë e auditimit të brendshëm tek të rinjtë, përmes leksioneve të hapura zhvilluar në dy universitete në vend:
- Universiteti “Ismail Qemali” – Vlorë
- Universiteti “Epoka” – Tiranë
Leksionet u zhvilluan me pjesëmarrjen aktive të studentëve të programeve Master dhe u fokusuan në temat kryesore që lidhen me profesionin e audituesit të brendshëm, si:
- Roli strategjik i auditimit të brendshëm në sektorin bankar
- Dallimet mes auditimit të brendshëm dhe auditimit të jashtëm
- Sfidat, integriteti dhe kurajo që kërkon ky profesion
- Mundësitë për zhvillim profesional përmes praktikave dhe internship-eve
Ekspertët e ftuar ishin anëtarë të Komitetit të Auditit pranë AAB, njëkohësisht drejtues të Departamenteve të Auditimit në disa prej bankave të nivelit të dytë në Shqipëri:
- Znj. Ediola Biçaku – Intesa Sanpaolo Bank Albania
- Znj. Dorina Marku – FiBank Albania
- Znj. Laura Mile – ProCredit Bank
- Znj. Evis Eskiu – UBA Bank
Këto aktivitete shërbyen si një urë lidhëse mes botës akademike dhe sektorit bankar, duke i ofruar studentëve mundësinë të njihen nga afër me një profesion që kërkon përkushtim, integritet dhe mendim kritik. Nisma u mirëprit nga të rinjtë, të cilët patën rastin të bëjnë pyetje, të angazhohen në diskutime dhe të marrin frymëzim për një karrierë në auditimin e brendshëm.







