Zhvillohet finalja kombëtare e Kuizit të Parasë 2024
Më 20 mars 2024, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi Kuizin Evropian të Parasë, ku u regjistruan 1010 nxënës të grup moshës 13-15 vjeç nga 98 shkolla nga i gjithë vendi, të cilët konkurruan nëpërmjet platformës online Kahoot!.
Nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga z. Genci Mamani, Drejtori Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Altin Tanku, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretari Përgjithshëm i AAB-së.
Në përfundim të Kuizit, ekipet fituese u renditën si më poshtë:
- Ekipi fitues i finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2024 është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe përbëhet nga nxënësit e klasës së 8-të: Edea Blaceri dhe Martin Leci.
- Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla “Sotir Gurra” në Korçë dhe përbëhet nga nxënësit e klasës se 9-të: Grejsi Spaho dhe Gabriela Gazi.
- Ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe përbëhet nga nxënësit e klasës se 8-të: Alen Madhi dhe Joel Mima.
Një falënderim të veçantë për mësuesit z. Albin Malelli dhe znj. Mitiana Trungu, të cilët mundësuan organizimin dhe përgatitjen e skuadrave fituese.
Skuadra fituese e vendit të parë do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen evropiane të Kuizit të Parasë, e cila do të zhvillohet në Bruksel më 19 prill 2024. Ekipet fituese do të shpërblehet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe Banka e Shqipërisë.
Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit për interesin e tyre, angazhimin dhe kontributin në realizimin me sukses edhe për këtë vit të këtij konkursi!
GALLERY