Workshop mbi Digital Onboarding dhe Përputhshmërinë Rregullatore

Më 11 dhjetor, AAB, në bashkëpunim me kompaninë Blinking, organizoi në Tiranë një workshop profesional të dedikuar të ardhmes së tërheqjes së klientëve në distancë (digital onboarding), si dhe aspekteve kyçe që lidhen me përputhshmërinë rregullatore dhe parandalimin e pastrimit të parave (AML).

Ky aktivitet mblodhi përfaqësues të sektorit bankar nga strukturat e Kanaleve Alternative, Përputhshmërisë dhe AML, duke krijuar një platformë të vlefshme për shkëmbimin e eksperiencave, praktikave më të mira dhe diskutimin e sfidave aktuale me të cilat përballet industria bankare në proceset e digjitalizimit.

Gjatë workshop-it u prezantuan zgjidhje dhe qasje inovative që synojnë thjeshtimin dhe sigurinë e procesit të onboarding digjital. Një pjesë e rëndësishme e agjendës ishte demonstrimi i zgjidhjes digjitale, prezantuar nga z. Miloš Misojčić dhe z. Mladen Tušup, ku u ilustrua në mënyrë praktike se si teknologjia mund të kontribuojë në përmirësimin e performancës së biznesit, duke respektuar njëkohësisht kërkesat rregullatore.

Në përmbyllje u zhvillua një sesion interaktiv pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit patën mundësi të adresojnë çështje teknike dhe operative, si dhe të diskutojnë mbi hapat e ardhshëm dhe mundësitë e bashkëpunimit.

SHARE