“Universal Banking in the Digital Era” – leksion i hapur nga AAB me studentët e Universitetit Polis

Në kuadër të Javës së Parasë 2026 dhe promovimit të mirëqenies financiare, AAB organizoi më 17 mars, leksion të hapur me studentët e Universitetit Polis, në Tiranë.
Me pjesëmarrjen e rreth 45 studentëve të nivelit Bachelor në degën Administrim Biznesi, leksioni u drejtua nga znj. Xhilda Shehu, Head of Mass Clients Department, Retail Division në Intesa Sanpaolo Bank, e cila prezantoi në mënyrë të strukturuar konceptin e bankingut universal, duke shpjeguar si bankat moderne integrojnë një gamë të gjerë shërbimesh financiare, nga bankingu tradicional deri te shërbimet investuese dhe produktet e avancuara për klientët individualë dhe bizneset.
Gjatë prezantimit u trajtuan zhvillimet kryesore të sektorit bankar në epokën aktuale, mënyra se si institucionet financiare po përshtaten me kërkesat në ndryshim të klientëve, si dhe rëndësia e inovacionit dhe fleksibilitetit në ofrimin e shërbimeve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu rolit të bankave në mbështetjen e ekonomisë, ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara.
Studentët u njohën me praktikat bashkëkohore të industrisë, strukturën e shërbimeve bankare dhe sfidat që lidhen me konkurrencën, zhvillimin e tregut dhe pritshmëritë në rritje të konsumatorëve.


