Workshop mbi Bankingun e Hapur

Më 7 mars 2023, AAB dhe CRIF, një kompani e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale novatore për bankat, institucionet financiare, shoqëritë utilitare dhe bizneset, në çdo fazë të marrëdhënies me klientët, organizuan një workshop mbi Bankingun e Hapur (Open Banking). Nëpërmjet shembujve praktikë të aplikuara nga kompania CRIF, aktiviteti synoi të prezantojë për të pranishmit një pamje të plotë të procesit të zbatimit të Open Banking. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare.
Përfaqësuesit e kompanisë CRIF, në prezantimin e tyre, iu referuan situatës aktuale në treg dhe qasjes që CRIF aplikon. Demonstruan se si funksionon i gjithë procesi, duke vazhduar më pas me një diskutim interaktiv me pjesëmarrësit. Vëmendje mori prezantimi i hapave të mëvonshëm të zbatimit të Open Banking.
Ky prezantim u realizua duke konsideruar interesin e bankave në këtë shërbim të ri si dhe përvojën e gjerë të kompanisë CRIF në tregun e Open Banking, një nga konceptet më novator të prezantuar nga PSD2, reflektuar edhe në ligjin i ri për shërbimet e pagesave, i cili pritet të fillojë aplikimin e tij në Shqipëri në janar 2024.