Workshop i Komitetit të Auditimit të AAB-së

Në 22 maj 2023, u organizua workshop i Komitetit të Auditimit të AAB, i cili synoi rritjen e aftësive në fushën e auditimit, ndarjen e njohurive, njohjen me praktikat më të mira të industrisë, si dhe bashkëpunimin e frytshëm brenda ekipit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në diskutime dhe aktivitete që kontribuan në punën në grup dhe përditësimin e njohurive të tyre profesionale. Ekspertiza e referuesve, e kombinuar me pjesëmarrjen aktive të anëtarëve të Komitetit të Auditimit, krijoi një mjedis të favorshëm për të mësuar dhe bashkëpunuar.

Pikat kryesore të diskutimit në këtë workshop ishin:

  • Identifikimi i rreziqeve kryesore të sektorit bankar shqiptar dhe qasja e auditimit të brendshëm në këtë drejtim, prezantuar nga Ediola Bicaku, Intesa Sanpaolo Bank Albania.
  • Standardet e reja Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm, prezantuar nga Dorida Stambolla, Raiffeisen Bank.
  • Aplikimin e modelit të tre linjave të kontrollit, referuar standardeve dhe rregullores 67 të Bankës së Shqipërisë, diskutim i sjellë nga Veridjan Hoxha, Banka Tregtare Kombëtare.

Ky workshop rezultoi një eksperiencë me vlerë për të gjithë pjesëmarrësit.

SHARE