Tryeza e rrumbullakët mbi bankingun në Shqipëri 2025, e organizuar nga McKinsey & Company dhe AAB

Tiranë, 26 shkurt 2025 – McKinsey & Company, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB), organizuan Tryezën e Rrumbullakët mbi Bankingun, një veprimtari që mblodhi së bashku drejtues të lartë të sektorit bankar për të diskutuar mbi zhvillimet dhe sfidat kryesore të industrisë.
Në fokus të diskutimeve ishin gjetjet e “Global Banking Annual Report 2024”, i cili ofroi informacion rrerh tendencave globale, prioriteteve strategjike dhe praktikave më të mira nga institucionet financiare lider në industri. Një nga çështjet kryesore që u trajtua ishte diferenca në rritje midis bankave në adoptimin e bankingut mobile dhe ndikimi i tij në rritjen e biznesit, efikasitetin operativ dhe përvojën e klientit.
Gjithashtu, u diskutuan edhe ndryshimet në sektorin financiar që po ndikojnë në të ardhmen e bankingut në Shqipëri.
Takimi krijoi një hapësirë për një dialog të hapur mbi sfidat dhe mundësitë e industrisë, duke nxitur reflektimin mbi rrugët që bankat mund të ndjekin për t’u përshtatur dhe për të përparuar në një mjedis financiar gjithnjë e më dinamik.