Trajnim për ngritjen e kapaciteteve për procedurat e falimentimit

Në vijim të trajnimeve dhe takimeve për procedurat e falimentimit, më datë 27 shtator 2022, AAB-ja dhe Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC) organizuan një trajnim për ngritjen dhe rritjen e kapaciteteve të stafit të bankave të nivelit të dytë për procedurat e falimentimit. Trajnimi, ku morën pjesë 22 përfaqësues të bankave anëtare të AAB-së, u fokusua te faza e dytë e Projektit të Zgjidhjes së Borxhit dhe procedurat e falimentimit në lidhje me bankat e nivelit të dytë.