Takimi veror i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me AAB-në

Në datën 13 korrik 2023, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, u takua me Drejtorët e Përgjithshëm të bankave tregtare që operojnë në Shqipëri, anëtarë të AAB. Në këtë takim, si Guvernatori ashtu edhe Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së, z. Bledar Shella, paraqitën një vlerësim të situatës financiare në Shqipëri, shëndetit financiar dhe ecurisë mjaft pozitive të industrisë bankare në gjysmën e parë të vitit. . Gjithashtu, në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet në këtë periudhë dhe çështje specifike.Dialogu u zhvillua në një frymë konstruktive dhe bashkëpunuese, për të ruajtur stabilitetin financiar dhe për të ndihmuar në nxitjen e ekonomisë. Me këtë rast, anëtarët e AAB-së vizituan ambientet e reja të Bankës së Shqipërisë.

SHARE