Takimi i Shoqatave të EBF-së

Më 30 maj 2022, u organizua takimi i 53-të e Shoqatave të EBF-së. Në këtë takim, AAB-ja u përfaqësua nga Sekretari i saj i Përgjithshëm. Gjatë takimit, i cili ishte takimi i parë fizikisht që nga fundi i vitit 2019, ndër të tjera, u diskutuan tema të rëndësishme me zhvillimet e sektorit bankar dhe vendet anëtare përkatëse të asociuara. z. Brumbulli informoi pjesëmarrësit për aktivitetet e zhvilluara nga AAB-ja duke filluar nga muaji janar e deri më tani. Ndikimi i luftës në Ukrainë, praktikat më të mira për AML-në, rritja e qëndrueshme, Bazel IV, edukimi financiar etj., ishin ndër temat më të diskutuara me interes të lartë.

SHARE