Takimi i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së me anëtarët e Komitetit Ndihmës të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative
Gjatë vitit 2022, AAB-ja ka organizuar dhe ka marrë pjesë në diskutime dhe tryeza të përbashkëta me strukturat shtetërore dhe palët e interesit për digjitalizimin e shërbimeve financiare. Për të vlerësuar angazhimin dhe punën aktuale të bërë, më 23 nëntor 2022, anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të AAB-ja organizuan një takim me anëtarët e Komitetit Ndihmës të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative, të cilët kanë qenë aktivë dhe mjaft të angazhuar në ndjekjen e këtyre çështjeve.