Takim me gazetarët e ekonomisë

Komunikimi i AAB me gazetarët e fushës së ekonomisë është kthyer tashmë në traditë për të përfituar transparencën dhe cilësinë e informacionit publik. AAB-ja zhvillon takime të rregullta me gazetarë për të ofruar informacion mbi aktivitetin e saj, si pjesë e strategjisë së komunikimit mediatik.

Më 15 shkurt 2022, Kryetari i AAB-së, z. Bledar Shella organizoi takim me gazetarët e fushës së ekonomisë të mediave dhe portaleve kryesore në vend. Gazetarëve iu komunikua një përmbledhje e performancës së bankave për vitin 2022. Prioritetet e AAB-së për vitin 2022 dhe rëndësia e rolit të medias në edukimin financiar dhe çështjet e digjitalizimit ishin ndër temat kryesore të diskutimit.

SHARE