Takim i Bordit Mbikëqyrës të AAB me Komitetin e Financës dhe Kontabilitetit
Në 16 mars 2022, Bordi Mbikëqyrës i AAB-së zhvilloi një takim me anëtarët e Komitetit të Financës dhe Kontabilitetit. Kryetari i AAB, z. Bledar Shella, vlerësoi angazhimin e anëtarëve të këtij komitetit, kontributin e tyre në mbështetjen me argumente të propozimeve të bëra nga Zyra Ekzekutive si dhe furnizimin e vazhdueshëm me të dhëna për aspekte të veçanta të veprimtarisë bankare. Në mënyrë të veçantë u theksua kontributi i këtij komiteti për çështje fiskale dhe për standardet ndërkombëtare të raportimit.
Anëtarët shkëmbyen mendime për një sërë temash që preokupojnë aktualisht industrinë bankare duke lënë të hapur formalizimin e propozimeve në ditët e ardhshme.