Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) zgjedh kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës

AAB ka kënaqësinë të njoftojë rizgjedhjen e z. Bledar Shella si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së. Zgjedhjet për Kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës u zhvilluan gjatë mbledhjes së Asamblesë së Anëtarëve të mbajtur më 30 maj 2023, ku anëtarët ri-konfirmuan z. Shella si Kryetar të AAB-së. Në funksionin e Kryetarit, z. Shella do të vazhdojë të përfaqësojë zërin e anëtarëve për çështjet e digjitalizimit  dhe vizibilitetit duke promovuar interesin më të mirë të AAB-së dhe anëtarëve të saj.

 

Përveç zgjedhjes së Kryetarit të ri, AAB ka kënaqësinë të mirëpresë anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës.

 

Bordi i ri Mbikëqyrës i AAB-së përbëhet si më poshtë:

 

  • Z. Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania – Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
  • Z. Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) – Zëvendës Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB;
  • Z. Maltin Korkuti – Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
  • Z. Andi Ballta – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
  • Znj. Flutura Veipi – Drejtore e  Përgjithshme e Union Bank – anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AAB-së.

AAB shpreh mirënjohjen për anëtarët e mëparshëm të Bordit Mbikëqyrës: z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank dhe z. Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Fibank Albania për përkushtimin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në AAB.

 

AAB i uron suksese Kryetarit dhe Bordit Mbikëqyrës duke besuar fort në ndikimin pozitiv që do të ketë puna e tyre në rrugëtimin e AAB-së.

SHARE