Seminari i Komitetit të Auditimit të AAB-së

Më datë 14 tetor 2022 u organizua seminari për anëtarët e Komitetit të Auditimit të AAB-së. Kryetari i Komitetit, z. Ilir Rudi, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Brendshëm në ABI Bank dhe znj. Ediola Biçaku, Drejtore e Departamentit të Auditimit të Brendshëm në Intesa Sanpaolo Bank Albania, ndanë pikëpamjet dhe përvojat e tyre me të pranishmit se si të ndërveprojnë dhe komunikojnë me linjat dhe funksionet e rrezikut dhe pajtueshmërisë në bankat e tyre. Znj. Dorida Stambolla, Drejtore e Departamentit të Auditimit të Brendshëm në Raiffeisen Bank ndau me pjesëmarrësit rishikimin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (IPPF) të përgatitur nga Global IIA. Për më tepër, u diskutuan dhe shtjelluar gjerësisht sfidat e hasura në fushën e auditimit të brendshëm. Temat e rendit të ditës nxitën diskutime të frytshme dhe zgjuan interesin e të gjithë pjesëmarrësve.

SHARE