Seminar mbi zhvillimet fiskale dhe ligjore
Në datën 23 shkurt 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me PwC Shqipëri dhe Kosovë zhvilloi workshopin “Zhvillimet fiskale dhe ligjore”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të departamenteve të financës dhe ligjorit të bankave anëtare.
Aktiviteti u hap nga z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB dhe znj. Loreta Peçi, Partner Drejtues Vendor për zyrën e PwC Shqipëri dhe Kosovë.
Aspekte të rëndësishme të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe transferimit të çmimit për sektorin bankar; implikimet fiskale të kuadrit të ri ligjor mbi Eurobondin; rëndësia e nënshkrimit elektronik për biznesin; probleme administrative të shmangies së tatimit të dyfishtë; risitë e pritshme në legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale sipas standardeve evropiane, etj., ishin disa prej temave të trajtuara gjatë workshopit, të cilat u ndoqën me mjaft interes dhe diskutim nga pjesëmarrësit.