Seminar mbi rritjen e ndërgjegjësimit te përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë duke u fokusuar te procedurat jashtë gjykatës
Në datën 24 shkurt 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bashkëpunoi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) në organizimin e një seminari të hapur virtual për sektorin bankar me temë “Ndërgjegjësimi i përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë për procedurat e praktikës jashtë-gjyqësore të falimentimit.
Veprimtaria pati për qëllim ndërgjegjësimin e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për procedurën e përshpejtuar të riorganizimit, sipas aktit nënligjor për Marrëveshjen jashtë gjykatës për riorganizim të përshpejtuar të miratuar për kornizën ligjore të Ligjit për Falimentimin, si edhe prezantimin e udhëzuesit “Për praktikat dhe procedurat jashtëgjyqësore” përgatitur në kuadër të Projektit.