Publikimi i broshurës CSR për tremujorin e tretë 2025

Përgjegjësia Sociale e Korporatave (CSR) ka evoluar në një komponent kyç të identitetit të bankave në Shqipëri, duke reflektuar përkushtimin e tyre për të kontribuar në një shoqëri të drejtë dhe të qëndrueshme, përtej rolit tradicional të ofruesit të shërbimeve financiare.
Gjatë periudhës korrik – shtator 2025, bankat kanë zhvilluar një sërë nismash konkrete në mbrojtje të mjedisit, përmirësim të kushteve ekonomike dhe përkujdesje sociale, duke dëshmuar se qëndrueshmëria është pjesë e identitetit të tyre.
Përmes mbështetjes për edukimin, projekteve sociale dhe nismave mjedisore, bankat po ndërtojnë lidhje më të forta me komunitetin dhe po kontribuojnë në një të ardhme më gjithëpërfshirëse.
Në Broshurën e tremujorit të tretë 2025, gjeni të pasqyruara aktivitetet dhe iniciativat që shënjuan këtë periudhë.