FUSHATË KOMUNIKIMI PËR NDËRGJEGJËSIM TË KLIENTËVE PËR PËRDITËSIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

Është detyrim ligjor që klientët e bankave në Shqipëri, të përditësojnë të dhënat e tyre pranë Degëve të Bankave, duke paraqitur:

  • ID ose Pasaportë të përditësuar
  • Numër celulari aktiv
  • E-mail aktual në përdorim
  • Adresë vendbanimi

Vëmendje edhe për klientët që jetojnë jashtë! Duhet t’i përditësojnë të dhënat e tyre fizikisht ose nëpërmjet një personi të autorizuar.
Mos përditësimi i të dhënave personale ndikon negativisht në përdorimin e llogarisë bankare në degë dhe në kanale digjitale, si dhe ndikon në gjithë marrëdhënien e klientit me bankën, njoftimin në kohë reale dhe sigurinë.