Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Njoftim për vend të lirë pune

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) kërkon të punësojë 1 (një) punonjës, si më poshtë vijon:

 

Pozicioni: Koordinator, Për Trajnimet dhe Edukimin Financiar

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinon dhe bashkëvepron për organizimin e trajnimeve nga ana e AAB-së nëpërmjet:
  • Organizimi i trajnimeve, seminareve, simpoziumeve, tryezave të rrumbullakëta sipas çështjeve që koordinon, në përgjigje të interesit dhe dakordësimit me bankat;
  • Bashkëpunimi me partnerë trajnues kombëtarë dhe ndërkombëtarë, në përgjigje të kërkesave dhe interesave të paraqitura nga bankat.
  • Përgjegjës për planifikimin dhe koordinimin mes palëve për organizimin e aktiviteteve për edukimin financiar.
  • Koordinon dhe bashkërendon veprimtarinë e komiteteve teknike të ngarkuara.
  • Përgjegjës për zbatimin e rregullores nga çdo komitet dhe për veprimtarinë e tij në përputhje me rregulloren.
  • Përgjegjës për dërgimin e materialeve dhe informacionit përkatës për pasqyrim në faqen e internetit të AAB dhe rrjetet sociale për trajnimet dhe Edukimin Financiar.

Kërkesa specifike:

  • Eksperiencë pune jo më pak se 4 vjet.
  • Mbaruar studimet e nivelit Master.
  • Preferohet diploma në fushën e ekonomisë.
  • Njohës dhe përdorues i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe pune në grup.

Dokumente që kërkohen:

  • CV në formatin europass, me foto.
  • Kopje të skanuara të diplomave të arsimit të lartë.
  • Letër motivimi.
  • Dy letra rekomandimi.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2022 në adresën: Shoqata Shqiptare e Bankave, Rr. Ibrahim Rugova Nr. 5, SKY TOWER, A 9/3,  Tiranë;

ose me e-mail në adresën: secretariat@aab-al.org.

AAB ruan të drejtën e njoftimit vetëm të kandidatëve që do të përzgjidhen për intervistë.