Mbledhja e Asamblesë së Anëtarëve të AAB më 16 dhjetor 2025

Asambleja e Anëtarëve të AAB zhvilloi mbledhjen e saj më 16 dhjetor 2025, ku u shqyrtua veprimtaria e Shoqatës për vitin 2025, duke analizuar arritjet në përputhje me Planin e Biznesit dhe nivelin e realizimit të planit financiar. Viti 2025 u vlerësua si një vit i suksesshëm në zbatimin e strategjisë kryesore të Shoqatës, e fokusuar në digjitalizimin dhe rritjen e vizibilitetit. Anëtarët miratuan raportin vjetor mbi veprimtarinë e Shoqatës Shqiptare të Bankave gjatë vitit 2025.
Gjithashtu, anëtarët u njohën me Planin e Biznesit dhe Buxhetin për vitin 2026, të përgatitur nga Zyra Ekzekutive në bashkëpunim me Komitetet Teknike. Strategjia kryesore për vitin 2026 do të përqendrohet në digjitalizim dhe forcimin e komunikimit me publikun. Plani i Biznesit dhe Buxheti për vitin 2026 u miratuan unanimisht nga Asambleja.
Asambleja e Anëtarëve miratoi gjithashtu disa ndryshime në statutin e AAB, të lidhura me procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës.
Në përfundim, Asambleja zgjodhi anëtarin e ri të Bordit Mbikëqyrës të AAB. Z. Christian Canacaris u zgjodh unanimisht si anëtari i ri i Bordit Mbikëqyrës.