Libri “Hapat e parë në financë” i përkthyer në gjuhën shqipe nga AAB-ja
Publikimi digjital “Hapat e parë në financë”, nga Gunnar Baldvinsson, një libër i vlerësuar në nivel ndërkombëtar për nevojat e fëmijëve, mësuesve dhe të rriturve për të mësuar konceptet bazë të financës, është botuar në gjuhën shqipe falë nismës së AAB-së. Botimi në nivel ndërkombëtar, i paraqitur nga Federata Evropiane e Bankave, kërkon të udhëzojë mësuesit në mbarë Evropën, të cilët janë në kërkim të ideve për mësimdhënien e edukimit financiar. Ky libër duhet të shërbejë si literaturë bazë për të gjithë nxënësit e klasës së nëntë që marrin pjesë çdo vit në Kuizin e Parasë, të organizuar nga AAB-ja. Botimi i këtij libri në gjuhën shqipe u mundësua me mbështetjen financiare të Fondit të Zhvillimit pranë Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF).
Aktiviteti i prezantimit u organizua më 9 shkurt 2022 dhe u zhvillua në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë. Përveç prezantimit, përfaqësuesit e AAB-së u dhanë nxënësve informacione për konkursin “Kuizi i Parasë”.