Leksione të hapura në universitete me temë: Të rinjtë dhe Bankingu Digjital
Në datat 24 dhe 25 mars, në bashkëpunim me bankat anëtare, AAB-ja organizoi leksione të hapura me temë “Të rinjtë dhe Bankingu Digjital”. Përfaqësuesit e bankave rritën ndërgjegjësimin për rëndësinë e kulturës financiare si pjesë e edukimit të tyre të përgjithshëm. Gjatë leksioneve u prezantuan prioritetet që kanë bankat ndaj plotësimit të nevojave të klientëve përmes kanaleve digjitale.
Leksionet u organizuan në bashkëpunim me disa universitete:
• Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN)
• Universiteti Epoka
• Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
• Universiteti Evropian i Tiranës
• Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH)
• Universiteti i Biznesit i Tiranës (TBU)
• Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër
• Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan.Kuizi i Parasë 2022