Leksion i hapur në Universitetin Evropian të Tiranës

Më 31 maj 2022, AAB-ja organizoi një Leksion të Hapur në Universitetin Evropian të Tiranës (UET) ku morën pjesë studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Financës dhe Ekonomisë në kuadër të bashkëpunimit të saj me stafin akademik në lidhje me edukimin financiar. AAB-ja u përfaqësua nga znj. Iva Ikonomi, Drejtore e Bankingut për Individë në Fibank Albania, e cila prezantoi një përmbledhje mbi rëndësinë e menaxhimit të parasë dhe veçanërisht të transparencës bankare.