Finalja e Shqipërisë për Kuizin Evropian të Parasë

E enjte, 25 Mars 2021, ora 11:00.

On-line në platformën KAHOOT!
Livestream YouTube AAB







Kuizi Evropian i Parasë (European Money Quiz) zhvillohet për herë të katërt si një konkurs mbarë evropian me qëllim përmirësimin e kulturës financiare të nxënësve të moshës 13 - 15 vjeç. Për tre vite radhazi kuizi ka përfshirë mijëra fëmijë në 30 vende evropiane.
Konkursi do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë përfshin konkursin kombëtar të klasave të 9-ta të cilët do të konkurrojnë on-line gjatë një aktiviteti “livestream”, në platformën Kahoot!. Skuadra më e zgjuar dhe më e shpejtë, do të duhet t’i përgjigjet saktë dhe shpejt pyetjeve të konkursit kombëtar.

Në fazën e dytë, skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë për herë të tretë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet “on-line” më 20 prill 2021.
Ky konkurs organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Banka e Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Kliko këtu për t’u praktikuar për finalen!




Regjistrimet janë mbyllur!
Ju falenderojmë për interesin e treguar për konkursin.

Ju ftojmë të ndiqni “live” finalen e Kuizit të Parasë, ditën e enjte, 25 mars 2021 ora 10:00 në kanalin Youtube të AAB-së.

Çmimet për fituesit e 3 vendeve të para të konkursit do të jepen nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave, si më poshtë:

  • Vendi i parë - 40,000 lekë dhe pjesëmarrje on-line në finalen evropiane të kuizit
  • Vendi i dytë - 30,000 lekë
  • Vendi i tretë - 20,000 lekë

Mësues/et/it e 3 skuadrave fituese do të vlerësohen me nga një çmim (tablet) nga Banka e Shqipërisë.

Për më shumë informacion rreth kushteve të pjesëmarrjes kontaktoni në adresën marsela.bulku@aab-al.org ose telefononi në +355 422 80371/2.

Suksese në konkurs!



Kuizi Evropian i Parase ne 2019

Çfarë është Kahoot!?

Kahoot! është një platformë mësimi pa pagesë për mësuesit dhe nxënësit aktivë. Kahoot! luhet më mirë në një mjedis grupi, për shembull, një klasë. Lojtarët u përgjigjen pyetjeve në pajisjet e tyre (smart phone ose tablet), ndërsa lojërat shfaqen në një ekran të përbashkët për të bashkuar mësimin. Ajo krijon një 'moment energjie' duke nxitur lojtarët të punojnë dhe festojnë së bashku.

Për të mësuar më shumë vizito getkahoot.com.

Kahoot support pages: https://kahoot.com/help/