Kuizi i Parasë 2022

Më 30 mars, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizuan për të katërtën herë Kuizin e Parasë 2022. Ky konkurs është kthyer në një traditë të përvitshme dhe synon përmirësimin e njohurive financiare te fëmijët dhe të rinjtë. Në konkurs morën pjesë 360 fëmijë, nga mosha 13 deri në 15 vjeç, nga 58 shkolla 9-vjeçare.
Ekipi fitues ishte shkolla “Hafiz Ali Podgorica” në Durrës.

SHARE