Kryetari i AAB-së në mbledhjen e VIII të Komitetit Kombëtar për Sistemin e Pagesave

Kryetari i AAB-së, z. Bledar Shella, mori pjesë në mbledhjen e tetë të Komitetit Kombëtar për Sistemin e Pagesave (KKSP), e cila u zhvillua më 9 nëntor 2022, në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Në fjalimin e tij, z. Shella nxiti arritjet e deritanishme të tregut dhe projektet përkatëse të së ardhmes, dhe theksoi rëndësinë dhe prioritetet që industria bankare i kushton zhvillimit të shërbimit të pagesave, si një arritje e rëndësishme në procesin e digjitalizimit.