e-KYC dhe nënshkrimi elektronik – zgjidhje për institucionet financiare

Më datë 20 maj 2022, përfaqësuesit e bankave nga Shqipëria dhe Kosova u ftuan të merrnin pjesë në tryezën e rrumbullakët “e-KYC dhe nënshkrimi elektronik – zgjidhje për institucionet financiare”, i cili u organizua nga Mellon Group dhe Euronovate dhe u lehtësua nga AAB-ja. Eventi u fokusua te transformimi digjital që përfshin njohjen me standardet dhe përvojat më të avancuara teknologjike në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.