Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Kuizit të Parasë
Në datën 13 prill 2023, në mjediset e Shoqatës Shqiptare të Bankave u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2023.
Fituesit e 3 (tre) vendeve të para të konkursit u vlerësuan me çmimet e mundësuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Për më tepër, mësueset e skuadrave fituese u vlerësuan me dhurata simbolike nga Banka e Shqipërisë.
Skuadra fituese e vendit të parë do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet në Bruksel më 16 Maj 2023 dhe pjesëmarrja e tyre në konkursin evropian do të mundësohet nga Raiffeisen Bank.