Ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e Kuizit të Parasë
Në datën 12 prill 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve të fituesve të Konkursit të Parasë.
Fituesit e 3 vendeve të para të konkursit u vlerësuan me çmimet e mundësuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Banka e Shqipërisë vlerësoi mësueset e skuadrave fituese me dhurata simbolike.
Skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet on-line më 10 Maj 2022.