Aktiviteti Vjetor me Gazetarët e Ekonomisë

Në datat 23-24 qershor 2023, AAB zhvilloi takimin e saj vjetor me gazetarë të lajmit ekonomik për të diskutuar temat kryesore që lidhen me industrinë bankare. Veprimtaria u fokusua në ndikimin e luhatjeve të normave të interesit në bankat tregtare, rastet e falimentimit në SHBA dhe perspektivën e përgjithshme për sektorin bankar shqiptar. Z. Andi Habilaj, Menaxher i Departamentit të Riskut të Tregut në BKT, drejtoi diskutimet dhe iu përgjigj pyetjeve të audiencës.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, Z. Spiro Brumbulli, i informoi gazetarët mbi iniciativat e vazhdueshme të AAB-së dhe ndau detaje mbi prioritetet dhe aktivitetet e shoqatës , duke vënë në pah çështjet me interes publik. Veprimtaria ofroi një kombinim të seminarit dhe vizitave në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës dhe Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

SHARE